×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Qeveria Hoti, qeveri e Thaçit dhe Vuçiqit

    Reporteri
    08 Qershor 2020 | 23:49

    Ish-ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu e ka quajtur edhe një herë të paligjshme qeverinë e udhëhequr nga Avdullah Hoti, e cila u formua si rezultat i koalicionit në mes të LDK’së, AAK’së, Nismës, Listës Serbe dhe minoriteteve jo serbe.


    Haxhiu thotë se kjo qeveri nuk e ka mbështetjen e popullit, i cili e votoi Vetëvendosjen si parti të parë më 6 tetor.

    “Kjo është qeveri e paligjshme sepse nuk ka mbështetje popullore. Është krijuar me inicimin e Thaçit dhe mund të quhet qeveri e Hotit dhe Vuçiqit”, tha Haxhiu në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

    Haxhiu ka komentuar edhe rritjen e numrit të rasteve me Covid-19 ditët e fundit në vend dhe mos shpalljen e gjendjes së jashtë zakonshme në vend nga presidenti Hashim Thaçi.

    “Çka i duhet gjendja e jashtëzakonshme Thaçit kur ai e dirigjon në plotni kryeministrin Hoti”, theksoi ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!