×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu reagon pas aksionit tek Ministria e Bujqësisë: Abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë

    Reporteri
    30 Qershor 2021 | 11:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas aksionit të Policisë së Kosovës në Ministrinë e Bujqësisë, ku u arrestuan shtatë zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haxhiu ka thënë se zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshën do të japin përgjegjësi, shkruan Reporteri.net.

    “Zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm e në kurriz të qytetarëve, do të japin përgjegjësi. Përgëzoj institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione. Abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë!”, ka shkruar ajo.

    Ndryshe, aksioni i cili është në kuadët të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike me Prokurorinë, po zhvillohet në disa komuna të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se në muajin shkurt ishin arrestuar disa zyrtarë të AZHB-së, nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare – dhënie e marrje ryshfeti.

    Në aksionin në fjalë ishin sekuestruar edhe vetura e ishin gjetur valixhe me para.

    Aksioni pritet të zhvillohet edhe në disa komuna të vendit, dhe pritet arrestimi i dhjetëra zyrtarëve.

    Gazeta Online “Reporteri.net” ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës, Baki Kelani, por ai ka thënë se është duke mbledhur informacion dhe do të njoftojë pas pak për të dhënë detaje lidhur me aksionin.

    Postimi i plotë i Haxhiut:

    Zyrtarët që kanë abuzuar me detyrën e tyre zyrtare dhe janë pasuruar kundërligjshëm e në kurriz të qytetarëve, do të japin përgjegjësi.

    Përgëzoj institucionet për punën lidhur me rastin e keqpërdorimeve me subvencione. Abuzuesit herët apo vonë do të dalin para drejtësisë!

    Shteti i së drejtës nuk ka alternativë!

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!