Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, është nisur për në tubimin e partisë së saj në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Ajo këtë e bëri të ditur përmes një fotoje të postuar në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ku shihet se së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët e saj, janë nisur për në pikat e kuqe të vendosura në shesh, shkruan Reporteri.net.
Tubimi i Vetëvendosjes për nder të 15 vjetorit të themelimit të saj, pritet të fillojë në ora 17:00 dhe zyrtarë të kësaj partie kanë njoftuar se pritet të marrin pjesë 10 mijë persona.
Tani më përkrahës të VV-së kanë filluar të mblidhen në shesh, duke mos i zbatuar masat për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Postimi i saj i plotë:
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=3778506295553467&set=a.524198150984314&type=3
/Reporteri.net/