Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mbajti një fjalim në tubimin për nder të 15 vjetorit të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, ku numëroi të mirat që bëri qeveria e cila u udhëhoq për 51 ditë nga kryetari i partisë së saj, Albin Kurti.
Haxhiu në fjalimin e saj tha se shumë pak do të zgjatë kjo Qeveria ‘Koti’, pasi që sipas saj shumë shpejt do të vendi do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, shkruan Reporteri.net.
Ajo vazhdimisht gjatë fjalimit të saj, ka thënë se VV sot në përvjetorin e themelimit, e gëzon mbështetjen më të madhe nga qytetarët e Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
Haxhiu, disa herë gjatë fjalimit sulmoi kundërshtarët politikë të VV-së, duke bërë thirrje që hajnat të shkojnë në burg, e sipas saj, ata shkojnë në burg vetëm kur udhëheqë Lëvizja Vetëvendosje.
Aktivistja e VV-së, ndër të tjera tha se jetësimin e porosisë popullore e realizuam më 3 shkurt, kur në Kuvendin e Republikës së Kosovës, u votua Qeveria Kurti e për herë të parë, institucionet tona u drejtuan nga një burrë i palodhshëm e i ndershëm.
Haxhiu shtoi se qeverisja nga ana e tyre, krijoi standade të larta dhe ishte qeveri e qytetarëve të Kosovës.
Po ashtu ajo ka thënë se votën e fundit Qeverisë Hoti ia ka siguruar presidenti Hashim Thaçi.
“E fatkeqësisht kundër vullnetit qytetarë, Kosova tani drejtohet nga një qeveri që s’ka mbështetje popullore nga një qeveri ilegale nga një kryeministër të Hashim Thaçit. Nga një kryeministër që votën e fundit ia sigurojë ky president helaq. Por kjo qeveri nuk do të ketë jetën e gjatë”, ka thënë Albulena Haxhiu. /Reporteri.net/