×
  • Lajme
  • Lajme / E propozuara për kryekuvendare

    Haxhiu: Situata brengosëse, VV e ka adresuar secilin obligim që e ka pasur me Kushtetutë

    Reporteri
    31 Maj 2025 | 11:52

    Kandidatja e Vetëvendosjes për kryetare të Kuvendit, deputetja Albulena Haxhiu, e ka quajtur brengosëse moskonstituimin e institucionit ligjvënës.

    Ajo tha se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim, dhe ta konstituojnë Kuvendin.

    “Janë 24 seanca me të sotmen. Kjo situatë natyrisht se është brengosëse, por sa i takon LVV-së, secilin obligim që e kemi pasur me Kushtetutë, me rregulloren e punës së Kuvendit, e kemi adresuar. Është përgjegjësi e të gjithë deputetëve të marrin pjesë në votim dhe të gjejnë mënyrat për të konstiuuar Kuvendin”.

    “Edhe në letrën e Osmanit thuhet se u takon të gjithëve të gjejnë mënyrë për të konstituuar kuvendin, e jo për ta bllokuar atë”.

    “Është jashtëzakonisht e rëndësishme që opozita të braktis qëndrimet bllokuese, që të jemi në shërbim të qytetarëve dhe të jemi në përputhje me Kushtetutën. Ne po presim edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për komisionin e fshehtë, çështje e cila është dërguar nga AAK-ja”, deklaroi Haxhiu.

    “Deputetët e grupit tonë vijnë për të votuar, por nuk mund të vetëm ta konstituojnë Kuvendin se është përgjegjësi e të gjithëve, por kur të vije puna te Qeveria i takon mandatarin, Lëvizjes Vetëvendosjes dhe partnerëve, GUXO e Alternativa”.

    Ajo ka treguar se është paguar si ministre e Drejtësisë.

    “Unë jam paguar si ministre e Drejtësisë, mund të kërkoni qasje në pagat e kabintetit qeveritar”, ka deklaruar Haxhiu. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!