×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: S’ka bukë pasi ka hajni, kjo qeveri kanë vjedhur edhe në pasul edhe në ushqim të ushtarëve

    Reporteri
    14 Tetor 2024 | 14:29

    Sipas deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, Kryeministri Albin Kurti nuk e njeh funksionimin e Ushtrisë së Kosovës, pasi sipas tij ai e ka njohur atë veç si votë dhe tani po e sheh si tender, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Për deputetin e PDK-së, ushtria është pa bukë pasi ka hajni, dhe se sot ai tha ushtarët janë detyruar të dalin jashtë kazermës të hanë bukë pasi ushqimi ka qenë i pamjaftueshëm.
    “Ka hajni,

    “Ka buxhet, e nëse ka buxhet pse ushtria është pa bukë, sepse ka hajni. Ushtarët sot janë detyruar me dalë me ngrënë bukë jashtë kazermës, pasi ushqimi brenda ka qenë i pamjaftueshëm për ta. Kjo është vetëm një pjesë që është bërë publike, e hajnisë”, tha Haxhiu.

    Haxhiu gjithashtu ftoi prokurorinë të bëjë hetime ndërsa i bëri thirrje edhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj të tregoj të vërtetën e dorëheqjes së tij.

    Siç tha ai, kjo qeveri ka vjedhur edhe në bukën e ushtarëve, e edhe në armatim.

    “Qytetarët dhanë mjtetet e tyre në fond, e këta shkojnë vjedhin edhe në pasul edhe në bukë të ushtarëve, por kanë vjedhur edhe në armatim, por ministri Armend Mehaj duhet të tregoj. Është çështje e thellë, për hetim nga prokuroria”, tha deputeti i PDK-së.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!