Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, në nisje të seancës për zgjedhjen e Presidentit, u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të marrin pjesë në seancë.

Sipas Haxhiut, deputetët e opozitës ndodhen nëpër zyret e tyre në objektin e Kuvendit.

“I ftoj grupet parlamentare që nuk janë të pranishme në seancë që të vijnë dhe të jenë në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese. Sipas informacioneve që ne kemi, ata janë në zyrat e tyre, prandaj i ftojmë të lëshohen poshtë e të vijnë”, tha Haxhiu.

Reklamë

Ajo tha se ata e kanë detyrim kushtetues që të marrin pjesë në seancë dhe të votoni.

Opozita po e bojkoton edhe këtë seancë, sikurse edhe atë të orës 17:00, ku u diskutua për Presidentin.

Afati për zgjedhjen e Presidentit përfundon nesër, dhe nëse nuk arrihet të zgjidhet Presidenti, vendi shkon në zgjedhje./Reporteri.net