×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu: Vetëm Qeverisë së VV-së nuk mund t’ia kërkojnë Asociacionin

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 14:59

    Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas deklaratës së emisarit të pposaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili kërkon që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.


    Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se vetëm Qeverisë së LVV-së nuk mund t’ia kërkojnë Asocicacionin, pasi që ata e kanë kundërshtuar atë edhe në vitin 2013, por edhe në vitin 2015, shkruan Reporteri.net.

    Tutje ish-ministrja e Drejtësisë, kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, e quan asisten të Isa Mustafës, duke e konsideruar tejet të përshtatshëm për t’i bërë trysni.

    Ky është postimi i saj i plotë:

    “Vetëm qeverisë së LVV nuk mund t’ia kërkojnë Asociacionin, meqenëse ne e kemi kundërshtuar edhe në vitin 2013 por edhe në vitin 2015. Hoti është tejet i përshtatshëm për t’i bërë trysni pasi që është asistent i Isa Mustafës, nënshkruesit të ‘Zajednices’ me 25 gusht 2015, në dokumentin ku kërkohej vetëm parafimi”.

    https://www.facebook.com/hapeporten/posts/4423019821102108

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!