×
  • Lajme
  • Lajme / Largimi i kryetarëve

    Haziri: Bojkoti i votimit në veri duhet të jetë shqetësim për Qeverinë dhe Republikën

    Reporteri
    21 Prill 2024 | 15:22

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se bojkoti i votimit nga serbët në komunat veriore duhet të jetë shqetësim i madh për Qeverinë dhe Republikën, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij, ky është “shkarkim plebishitar” i kryetarëve legalë, por pa legjitimitet.

    Postimi:

    Mosdalja apo bojkoti duhet të jete shqetësim shumë i madh për Qeverinë dhe Republikën.

    Ky është “shkarkim plebishitar” i kryetarëve legalë, por pa legjitimitet.

    Lojaliteti ndaj ftesës së presidentit serb për bojkot nuk u përfill nga 85 + qytetarë.

    Ku mbeti de-eskalimi, përfundimi i bojkotit apo edhe dialogu me serbët e Kosovës në vend të dialogut me Serbi?!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!