Teksa ende po zhvillohet akademia përkujtimore për veprimtarinë e Elez Muja në komunën e Gjilanit, fjalën e ka marrë edhe ish-kryetari i kësaj komune Lutfi Haziri.
Ky i fundit gjatë fjalës së tij tha se është i lumtur sot, ku Elez Muja po përkujtohet si një mësues e kryengritës ushtarak.
“Përkujtojmë edhe të gjallët sot si Agroni e Përparimi, e ata që nuk janë më si Elezi e Enveri. Shpirti i tij bëftë dritë në tokën e Kosovës, ëndrra dhe mësimi i tij që kauza që shqiptarët të jetojnë dhe kontribuojnë bashkë të jetojë përgjithmonë”,ka thënë Haziri.
Tutje Haziri është shprehur se rruga e cila do të mbajë tani e tutje emrin “Elez Muja”, është pak krahasuar me atë që duhet të mësojnë të rinjtë mbi kontributin që e dha ai së bashku me familjen e tij.
“I nderuar sot t’i bashkohemi familjes Muja për atë që çdoherë kemi kontribuar të gjithë. Jam i nderuar që sot me Valentinën, Bardhylin, Doarsën e të gjithë iu bashkuam familjes suaj”.
Haziri ka thënë se Muja dhe vepra e tij do të nderohet gjithmonë nga e gjithë Anaromava.
“Heroizmin e tij e përcaktoi mënyra se si ai jetoi jetën e tij me kontributin e dhënë ndaj familjes dhe atdheut. Do të nderohet gjithmonë nga familja e tij, fshati i tij dhe gjithë Anamorava”- tha kryetari Haziri në këtë akademi përkujtimore.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.