×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri “godet” Kurtin: Pasardhës i PDK-së, s’ua harroj të bëmat

    Reporteri
    03 Korrik 2019 | 22:53

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se Lëvizjen Vetëvendosje e quan “Lëvizje të kuqe”, ndërsa thotë se ata vijnë nga forumi rinor i PDK-së.


    Haziri thotë se janë përafruar si opozitë, por se ai nuk ia harron Albin Kurtit dhe VV-së të bëmat.

    “Vetëvendosja nuk munet me pranu suksesin e njerëzve”, ka thënë Lutfi Haziri në T7.

    Haziri poashtu përmendi edhe bashkëpunimin e tij me të parin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

    “Unë kam pasur bashkëpunim me Albin Kurtin derisa ai nuk ka hy në politikë. Në momentin kur ka hy në politikë ne i kemi nda rrugët”, ka thënë nënkryetari i LDK-së, Haziri.

    Ai e quajti subjektin politikë të Kurtit “Lëvizje të kuqe” dhe forum i marksizëm leninizmit që dalin PDK-ja.

    “Lëvizja e kuqe janë të majtë, sepse e dijmë çfarë simboli kanë partitë e majta. Vetëvendosja janë forum i marksizëm leninizmit që kanë dalë nga PDK’ja”, ka thënë Haziri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!