×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Java e ardhshme vendimtare për qeverinë, priten zhvillime nga Dhomat e Specializuara

    Reporteri
    10 Gusht 2020 | 8:56

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se java e ardhshme do të jetë vendimtare për Qeverinë e Kosovës.


    Në një prononcim për Kanal 10, Haziri ka thënë se java e ardhshme pritet të jetë e rëndësishme dhe vendimtare.

    “Priten zhvillime të rëndësishme nga Dhomat e Specializuara”, ka deklaruar Haziri ndër tjerash.

    Ai s’e ka përjashtuar mundësinë që të ketë rikonfigurim të qeverisë, por ka parashikuar që edhe nëse koalicionit qeveritar nuk do t’i bashkohet PDK-ja, qeveria do të mbetet. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!