×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Keni durim, po e ndërtojmë koalicionin për më shumë se një mandat qeverisës

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 22:28

    Lutfi Haziri ka thënë se duhet të ketë durim pasi është e sigurt se do të ketë një koalicion mes LDK-së dhe Vetëvendosjes


    Në ditët e fundit janë ftohur raportet ndërmjet LDK-së dhe VV-së, ndërsa u vë në dyshim edhe koalicioni mes këtyre dy partive, shkruan Reporteri.net

    Por, është Lutfi Haziri nga radhët e LDK-së që tani ka bërë të ditur se koalicioni me VV-në do të bëhet veçse duhet të ketë pak durim.

    Ai me anë të një postimi në Facebook ka bërë të ditur se këto dy parti planfikojnë që të bëjnë një koalicion, i cili nuk do të zgjat vetëm një mandat, por edhe më shumë.

    Ky është postimi i plotë i Hazirit:

    Ne kemi punuar më shumë se dy vite për të ndërtuar kapitullin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit politik mes LDK’së dhe LVV’së. Keni durim. Po e ndërtojmë koalicionin në mirëbesim. Kjo ka me qenë marrëveshje përtej një mandati. Nuk ka të bëj me emrat e përveçëm, porme qartësime të pozitave dhe ndarje të drejtë e me vullnet të mirë, në mënyrë që në qeverinë LDK-LVV të mos ketë ‘bomba të kurdisura’./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!