×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri kërkon vota për Shaip Kamberin: Tërrnoc, çohu në këmbë

    Reporteri
    30 Qershor 2022 | 17:06

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka kërkuar nga banorët e Tërrnocit që ta votojnë Shaip Kamberin për edhe një mandat tjetër.

    “Tërrnoc, çohu në këmbë sot e zgjidheni deputetin Shaip Kamberi edhe për një mandat. Djali juaj e Deputeti i popullit”, ka shkruar Haziri.

    Sot për herën e pestë, në Tërrnoc të Madh të Bujanocit, banorët iu kanë drejtuar kutive të votimit, për të përcaktuar nëse Shaip Kamberi do të jetë sërish deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb, apo mandati do t’i takojë Partisë Socialiste të Serbisë, të Ivica Daçiq.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!