×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Kurti tentoi ta shes lajmin se ekzistojnë dy LDK

    Reporteri
    05 Qershor 2020 | 18:58

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se Vjosa Osmani duhet të vazhdojë ta mbajë pozitën e Kryetares së Kuvendit.


    “Në kulturën tonë politike, ne nuk kemi filozofi të eliminimeve të përjashtimit apo largimit. Por, duhet të kemi koordinim mes vetes dhe nuk duhet lejuar të perceptimin e pasqyrës, ku kemi dy pamje por që në fakt është e njëjta. Duhet të kemi një LDK”, është shprehur Haziri për Euronews Albania.

    Ai ka thënë se ish Kryeministri Albin Kurti ka instaluar idenë e të pasurit dy LDK.

    “Duhet të mos lejojmë politikën duale, që Kurti thënë të drejtën e ka instaluar duke dashur ta shesë lajmin se ka dy LDK, një LDK që është në kuvend dhe tjetra në Qafa, në lagjen Qafa”, ka thënë Haziri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!