×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri lavdëron Kurtin: Pa të nuk do të ekzistonte as VV-ja, është lideri i vetëm që e ngriti partinë

    Reporteri
    09 Janar 2020 | 21:07

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, thotë se kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, është lideri i vetëm i cili ka ngritur partinë për 7 për qind.


    Sipas Hazirit, Kurti këtë e ka bërë brenda një përiudhe të shkurtër kohore, duke rrëzuar të dhënat e të gjitha sondazheve zgjedhore që pohon t’i ketë organizuar LDK.

    “Është i vetmi lideri i cili ka arritur të ngritë për 7 për qind më lartë se të gjitha sondazhet brenda katër javëve. Ka pasur humbje, por ai prap ka arritur ta ngritë rezultatin e partisë”, tha ai, duke shtuar tutje se “pa Albin Kurtin nuk do të kishte ekzistuar as Lëvizja Vetëvendosje.”

    Duke u deklaruar për marrëveshjen për koalicion, Haziri, i cili është përfshirë direkt në negociata me drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, shprehet me dilema se mund të hyn në bashkëqeverisje.

    Ai po ashtu mohoj se LDK ka kërkuar që të ketë numer më të madh të ministrive në qeverinë e re.

    “Ne asnjëherë nuk kemi kërkuar më tepër as dje as sot dhe as nesër”, tha Haziri, duke shtuar se ndodhen në rrethana të reja dhe po i trajtojnë çështjet më ndryshe në tavolinën e diskutimit.

    Ndryshe, gjatë fushatës elektorale Haziri i pati dhënë nofkën “Mister Bini” kreut të VV-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!