×
  • Lajme
  • Lajme

    Lutfi Haziri: LDK ia humbi zgjedhjet në Prishtinë Arban Abrashit

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 21:16

    Kryetari aktual i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka treguar pse i hyri përsëri garës për të udhëhequr edhe një mandat me këtë qytet, duke folur edhe për zgjedhjet e kaluar komunale në Kosovë.


    “Po e them për herë të parë këtu, partia ia humbi zgjedhjet në Prishtinë, Arban Abrashit. LDK nuk arriti të bëjë koalicion të duhur në zgjedhjet e kaluara komunale në Prishtinë. Në balotazh duhet të reflektohet besim tek partnerët dhe qytetarët” – tha Haziri në Debat Plus në  RTV Dukagjini.

    “Me Përparim Ramën në Prishtinë do të shkojmë në balotazh” – vijoi ai.

    Haziri gjithashtu tha se ka përkraur më herët Lumir Abdixhikun për kryetar të Prishtinës, por ka shtuar se zgjedhja e tij në krye të LDK-së ka ndryshuar gjërat dhe tanimë ai është i fokusuar në zhvillimin dhe avancimin e LDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!