×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri tregon sa afër janë me VV-në për ta nënshkruar marrëveshjen

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 18:45

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se do të shfrytëzohet koha para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, për të diskutuar me Vetëvendosjes që të ‘tejkalohet kjo situatë’ dhe të nënshkruhet marrëveshja.


    “Jemi afër, besoj shumë. Por, palët, si duket, po kanë nevojë edhe më tutje që të diskutojnë për zgjedhjen e presidentit, duke u koordinuar në mes nesh, në mes dy partive kryesore që do të ndërtojnë koalicion për ndryshimin në Kosovë. Vullneti i të dy palëve është i mirë, që të gjendet zgjidhja dhe të përfundojnë marrëveshjen”, tha Haziri për REL.

    Haziri shpreson që të gjitha elementet e marrëveshjes për koalicion qeverisës, do të sqarohen dhe zgjidhen para datës 26 dhjetor.

    “Realisht, do të jetë e panatyrshme që për një pozicion të vonohet arritja e marrëveshjes. LDK-ja ka nevojë të bisedojë edhe më tutje dhe të arsyetojë qëndrimin lidhur me zgjedhjen e presidentit”, u shpreh Haziri.

    Të dy partitë, nuk kanë saktësuar se kur mund të ketë një takim të ardhshëm të liderëve të tyre, me synimin për të arritur një marrëveshje për koalicion qeverisës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!