×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Mustafa ka siguruar mbështetjen e strukturave të LDK-së për të qenë kryeministër

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 12:58

    Lideri i LDK-së, Isa Mustafa ka siguruar mbështetjen e gjitha strukturave të partisë për të qenë edhe një herë kryeministër i Kosovës, në koalicionin e mundshëm me AAK-në dhe Nisma-AKR-në.


    Kështu thotë, nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, derisa, shton se gjithçka do të varet prej Mustafës.

    “Krejt strukturat e LDK-së e mbështesin Isa Mustafën. Varet prej tij, a dëshiron me përsërit, sikur dy rastet e kaluara ku nuk e ka kandiduar vetën, por dikë tjetër. Mos e harroni këtë gjë”, thotë ai.

    Ndonëse, Lëvizja Vetëvendosje si parti fituese e zgjedhjeve të kaluara nuk ka dërguar ende mandatarin për kryeministër, presidenti, Hashim Thaçi ka dhënë sinjale që do të anashkalojë partinë e Albin Kurtit.

    Në lidhje me këtë, Haziri thotë se ata do veprojnë vetëm në bazë të rrugës kushtetuese, që sipas tij e përcakton dikush tjetër.

    “Nuk varet prej LDK-së, varet prej frymës kushtetuese. Rrugën kushtetuese e përcakton dikush tjetër. Ne vetëm mundemi me konfirmuar që Isa Mustafa e ka mandatin e Këshillit të Përgjithshëm dhe organeve të LDK-së për ndërtimin e shumicës parlamentare. Nëse LVV-ja nuk e bën”, thotë ai.

    I pyetur për mundësitë që gjatë ditës sotme të takohen kryetari i LDK-së, Isa Mustafa me presidentin, Hashim Thaçi, Haziri u shpreh pesimist për një gjë të tillë.

    “Nuk kam njoftim dhe nuk besoj që ka takim të tillë. Por unë nuk jam i njoftuar”, thotë ai.

    Gjatë ditës djeshme, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk e mohoi mundësinë që të udhëheq qeverinë e re./kp/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!