×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Nuk do të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi para zgjedhjeve në SHBA

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 22:49

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për raundin e ardhshëm të takimeve mes Kosovës dhe Serbisë, përfshirë ato në Uashington e më pas në Bruksel.


    Haziri është shprehur pesimist se mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë marrëveshje para zgjedhjeve në SHBA.

    “Nuk besoj se do të ketë marrëveshje para Nëntorit. Unë i kam humbur shpresat. Kjo për shkak se iku muaji Gusht. Po të kishte ndonjë takim atëherë kur edhe u shtye, e një tjetër më pas në Bruksel, mbase Shtatori do të ishte muaji i Kosovës, por tash nuk besoj”, tha mes tjerash Haziri në Kanal10.

    Më 4 shtator do të mbahet takimi mes delegacioneve të larta të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.

    Takimi është njoftuar nga emisari special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell dhe në të pritet të finalizohen marrëveshje ekonomike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!