×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri pasi lavdëroi Selmanajn përpiqet ta lavdërojë edhe Osmanin: Ajo s’lejon skena komike si Kadri Veseli

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 19:45

    Kreu i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri e quajti sot ‘truri i Kuvendit’ Driton Selmanajn, kur foli për përplasjen e këtij të fundit me nënkryetaren e LDK-së dhe Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani. Por, tash ai ka dalë me një deklaratë lavdëruese është për Osmanin.


    Ai ka deklaruar sot në emisionin Frontal në T7 se “duhet të mësohemi me menaxhimin e Kuvendit nga Osmani”.

    “Duhet mu mësu me udhëheqjen nga ana e Vjosës. Ajo më lehtë e ka pasur te tregoj rregulla përmes një deputeti të LDK-së sesa të një partie tjetët”, ka thënë Haziri.

    Osmani, siç ka thënë Haziri, nuk do të lejojë që në kuvend të ndodhin gjëra siç kanë ndodhur në kohën e Kadri Veselit.

    “Ka të bëjë me menaxhimin e seancës nga një kryetare që nuk toleron si kryetari i mëhershëm për të krijuar skena komike e nganjëherë edhe tragjike”, ka thënë Haziri.

    Kosovë do të duhej të ishte shpallur gjendje e jashtëzakonshme, pas përhapjes së koronavirusit, raporton Gazeta Express.

    Haziri ka bërë thirrjen e njëjtë që ka bërë edhe ish’ministri Agim Veliu që pikërisht për këtë deklaratë u shkarkua nga kreu i qeverisë tash në detyrë Albin Kurti.

    Mirëpo, Haziri thotë se për të vepruar njejtë edhe me të, fillimisht duhet që të organizohet referendum popullor.

    “Nuk ka bir nane që mundet mua me lëvizë. Mua më kanë zgjedhë qytetarët dhe duhet me referendum me më rrëzu mu”, ka thënë Haziri duke kujtuar pasojat që la shkarkimi i Veliut.

    “Po ja që Agimi, u shkarkua, por me veti mori edhe krejt kabinetin”, ka thënë Haziri në Frontal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!