Nënkryetari i LDK-së, njëherësh edhe Kryetar në Komunën e Gjilanit, Lutfi Haziri, foli për dënimin e kriminelit serb, Ratko Mladiq, i cili dje u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata në Hagë.
Haziri nëpërmjet një postimi në Facebook, tha se së bashku me këtë dënim, ditën e djeshme doli edhe Urdhri i ri Ekzekutiv i presidentit amerikan, Joe Biden, lidhur me sanksionimin e zyrtarëve të cilët cenojnë paqen në Ballkanin Perëndimor dhe që prekin interesat e ShBA-së.
Ai tha se krimet e luftës nuk i falën askujt, si dhe prishësit e paqes s’do të falën më.
“Bashkë me dënimin e gjeneralit serb, Ratko Mladic, doli edhe Urdhri i ri Ekzekutiv i Presidentit Biden. Lexojeni drejtë. Krimet e luftës nuk i falen askujt dhe prishësit e paqes, nuk do të falën më, po ashtu”, shkroi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.