Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për kritikat që po i adresohen LDK-së lidhur me manipulimin e votave me postë.
Ai ka thënë se të gjitha pretendimeve duhet të iu shkohet deri në fund.
Haziri ka thënë nëse ka ndodh diçka e tillë përgjegjësit duhet të ballafaqohen me ligjin!
“Nuk jam prej atyre që mundem me thënë asgjë sepse nuk jam duke e besuar se ka kapacitete të tilla negative dhe të skenareve në atë nivel që me ndryshu vullnetin dhe me ndryshu trendin e votës. Por ajo çfarë lexohet drejtë është se trendi i votave, brenda LDK-së në Kosovë, tek votat qytetare, tek votat e njerëzve me aftësi të kufizuara, atyre që kanë votu në spitale, burgje dhe çdo kategori tjetër është e njëjtë”.
“Vota jashtë kësaj nuk ka trend të njëjtë që i bie duhet të shihet deri në fund të zbardhet deri në fund çfarë ka ndodhë. Nëse ka ndodhë, nuk ka të bëjë me LDK-në, nuk është e LDK-së, është e papranueshme, mund të jenë individë mund të jenë gjithçka tjetër por LDK nuk është dhe ai nuk mundet me bashkëjetu me LDK-në”, ka thënë Haziri për Blic.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.