Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë një intervistë për Reporterin se LDK-ja punon me ligj dhe kushtetutë në shtet, ndërkaq ka nënkuptuar se kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe kreu i VV-së, Albin Kurti menaxhojnë me shtetin përmes falangave politike dhe kuzhinave e skenarëve politikë.
Ai ka thënë se nëse edhe me tutje vazhdojnë sjellje të tilla politike, vetëm sa ka për t’u thelluar dallimi në vend dhe do të ketë sfida në zgjidhjen e problemeve madhore, veçanërisht atë me Serbinë. Në këtë intervistë, ai thotë se pa u zgjidh problemi me Serbinë nuk do të ketë investime.
“Le ta shef Albin Kurti dhe Kadri Veseli se shteti nuk mahet me falanga partiake edhe me kuzhina partiake po mahet me Kushtetute dhe me ligje. Na mundohemi me deshmu kështu. Na shkojmë aty dhe punojmë me ligj dhe me Kushtetutë. Nëse mendon që e manë me falanga politike, me kuzhina politike, me skenare dhe me paranoja politike i zgjedh problemet e Kosovës, fatkeqësisht nuk ka shanse, vetëm ka mu thellu dallimi, armiqësia dhe problemet ekonomike. Sepse kurrkush në Kosovë nuk investon nëse ka probleme politike. Kurrkush në Kosovë nuk investon pa u zgjidh problemi me Serbinë. As shqiptarët e tonë që janë të fuqishëm ekonomikisht nëpër botë, nuk vijnë me investu në Kosovë sepse nuk ka siguri. Duhet me u zgjidh këto probleme”, ka deklaruar Kurti për Reporteri.net.