×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca

    Haziri: Qëndrimi i LDK-së mbetet i pandryshuar për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

    Reporteri
    24 Prill 2025 | 22:42
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Nesër, duke filluar nga ora 10:00, pritet të mbahet seanca konstituive për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

    Lidhur me këtë, deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se qëndrimi i subjektit të tij politik mbetet i njëjtë.

    “Jo, nuk kemi ndryshuar qëndrim. LDK do ta ketë qëndrimin e njëjtë edhe ditën e nesërme. Partia e parë që ka marrë më së shumti vota do të duhet të zgjedhë edhe kryetarin e Kuvendit edhe të formojë Qeverinë. Nëse jo, rruga duhet të hapet. Gjithçka është e rregulluar me Kushtetutë. Partia e voton, kryetari i Kuvendit duhet të ketë shumicën e votave. Për LDK-në nuk është problem emri i kandidatit,” ka deklaruar Haziri për IndeksOnline.

    Vlen të theksohet se kandidatja për Kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka dështuar të fitojë besimin e deputetëve për të pestën herë. Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon ta konsiderojë atë si kandidate të denjë për këtë pozitë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!