×
  • Lajme
  • Lajme / Kritika pushtetit

    Haziri: Qeveria Kurti ka përjashtuar Gjilanin nga invesimet, LDK shpresë për qytetarët

    Reporteri
    06 Janar 2025 | 9:18

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë Kurti duke thënë se e ka përjashtuar Gjilanin dhe Anamoravën nga investimet, shkruan Reporteri.net.

    Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Qeveria aktuale  i ka bllokuar të gjitha projektet kapitale e zhvillimore, ndërsa shton se LDK është shpresë për qytearët.

    Postimi i tij:

    Qeveria në largim e përjashtoi Gjilanin e Anamoravën prej kujdesit në investime, LDK besë dhe shpresë për qytetarët

    Shtabet e LDK-së Bresalc, Ponesh, Verbicë të Zhegocit, Kishnapole, Sllakoc, Gadish e Dobërçan, dëshmuan angazhimin e jashtëzakonshëm për ta bërë fitoren e madhe më 9 shkurt.

    Tash e katër vjet, qeveria në largim e përjashtoi nahinë tonë nga kujdesi në investime, duke i bllokuar të gjitha projektet kapitale e zhvillimore.

    Ju falenderojmë shumë për përkrahjen e madhe dhe këtë besim ndaj vizionit tonë për Gjilanin e Anamoravën zhvillimore, do t’ua kthejmë me përgjegjësi edhe më të madhe në punë. LDK, besë dhe shpresë për Gjilanin, Anamoravën e Kosovën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!