×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Shqiptarët e Luginës shpejt do ta kenë Prishtinën vendimmarrëse e jo Beogradin

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 14:34

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se shqiptarët duhet të bashkohen për t’u përfaqësuar dinjitetshëm në zgjedhjet e Serbisë.


    Haziri ka uruar që këto zgjedhje të jenë të fundit për shqiptarët e Kosovës Lindore ku qendër të vendimmarrjes e kanë Beogradin.

    “Uroj që të jenë zgjedhjet e fundit të shqiptarëve të Kosovës Lindore të kësaj natyre dhe qendra e vendimmarrjes së tyre të mos jetë më Beogradi, por Prishtina. Prishtina zyrtare e ka për obligim që
    Rezolutën e Kuvendit të vitit 2013, e cila është votuar nga dy të tretat e deputetëve, ta ketë udhërrëfyes të zgjidhjes së problemit të shqiptarëve të Kosovës Lindore edhe pas 21 qershorit”, ka shkruar Haziri.

    Ai ka deklaruar se qendra e shqiptarëve të luginës nuk do të jetë kurrë Beogradi.

    “Mos iu besoni atye që u thonë se qendra e juaj është vetëm Beogradi sepse nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë. Meqenëse një pjesë e qytetarëve të Kosovës Lindore jetojnë pa drejta civile dhe pa të drejta politikë në Republikën e Kosovës, le ta shfrytëzojnë të drejtën për të shkuar nesër për të votuar. Votoni për t’u fuqizuar”, ka thënë ai

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!