×
  • Lajme
  • Lajme / Tentativa e 25-të

    Haziri: S’mbahet shteti me kujdestari, edhe deputet edhe ministër nuk funksionon dhe s’është legjitime

    Reporteri
    02 Qershor 2025 | 10:55

    Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri deklaroi se si çdoherë tjetër fatkeqësisht një ditë po një ditë jo po përsëritet e krejt situata e njëjtë për konstituimin e kuvendit.

    “Mungesa e një vullneti politik për të gjetur një zgjidhje të shpejtë politike, tashmë është bërë e pavlefshme për të përmendur.Jemi vonë dhe është bërë nevrike për qytetarët dhe për ne. Ka rrugë dhe mundësi që duhet shtjerrë deri në fund, është përtej urgjencës për të arritur një zgjidhje. Kosova është në krizë politike në mungesë të funksionimit të kuvendit e pa legjitimitet që doli nga 9 shkurti”

    “Mirëmbajtja me qeveri në kujdestari, sepse edhe deputet edhe ministër nuk funksionon nuk është e drejtë e as legjitime. E bën këtë vend me pauzu, edhe ashtu kemi rënë bejagi poshtë dhe është bejagi vështirë për njerëzit. Ardhja çdo ditë çdoherë e kemi me iu përgjigj. Reagimi ynë është politik dhe kemi marrë pjesë vazhdimisht në votim. S’kemi shkaktuar asgjë tjetër që do të mund të thonin është dalë pengesë. Por s’jemi mekanizëm votues sipas dëshirave të partisë së parë e as pateric që krijon çdo situatë”,deklaroi Haziri.

    Ai theksoi se mënyra se si Vetëvendosje po i jep kahje tjetër mos-votimit të Albulena Haxhiut ka shkuar shumë larg.

    “Ky vend ka dhënë emra të fortë të grave në politike, e që kanë qenë të zgjedhura që kanë fituar e kanë udhëheq. Për rastin specifik LDK ka votuar dy gra president, por sipas marrëveshjeve politike e në dy rastet nuk i është mbajte fjala LDK-së, por kemi votuar për nevoja të zhvillmit të Kosovës, edhe në rastin e Jahjagës por edhe tek Osmani Sadriu kemi dhënë votën tonë për të zhbllokua situatën e kemi ec përpara.Ne kemi dhënë emra si Nekibe Kelmendi e Edita Tahiri që kanë qenë zonja e lidere në politik-bërje, me ardhë në këtë kohë që partitë politike në Kuvend kanë probleme me përfaqësimin e një gruaje është edhe shumë keq edhe rëndë edhe larg ka shku me këtë punë”,shtoi ai.

    Po ashtu Haziri foli edhe për fushatën e përdorur nga Kurti dhe Vetëvendosje, e ofendimet që njëherësh i bëri opozitës.

    Duke komentuar deklaratën për “votë patriarkale” që Kurti bëri ndaj opozitës, Haziri tha se ai ka ofenduar vazhdimisht.

    “Deri më 9 shkurt Kurti ka zgjedhur fushatë negative, ka bë fushatë negative e ka përdorur çdo mjet jo të lejueshëm çdoherë, kështu që s’ka qenë risi për mu zgjedhja e fjalëve ofenduese më pak apo më shumë se si njerëzit e pranojnë. Ofendimi e lëndimi ka qenë permanent, por ka zgjedhur të bëjë këtë me mendësinë e tij, përderisa i blihet ai e shihet. S’ka të bëjë me Kurtin, por edhe përtej tij. AI ka lënduar njerëz, ka bërë ofendime kolektive në këtë Republikë e pastaj është munduar të arsyetojë. Unë e kuptoj se fushata negative po përdoret nga shumë liderë e fatkeqësisht është trend që kalon edhe Kosovën”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!