×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri tallet me Kurtin: Mos ta pengojmë se sot e ka ditëlindjen

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 22:30

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se sot kryeministrin Albin Kurti duhet ta lëmë ta feston ditëlindjen e tij.


    Haziri i cili u pyet nga gazetarët se a do të rrëzohet nesër Qeveria Kurti, Haziri ka dhënë një përgjigje interesante.

    “Nuk është mirë të bëhet kjo pyetje në ditëlindje të kryeministrit, duhet ta lëmë të festojë me familje ditëlindjen e tij”, ka thënë Haziri në televizionin T7.

    Haziri ka thënë se deputetët duhet jenë besnikë ndaj partisë që e përfaqësojnë.

    “Apeli im, të jenë bashkë. Edhe kur mendon më ndryshe, duhet të jesh me ekipin”, ka thënë Haziri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!