×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri tha se ministrat janë në listë të zezë të Amerikës, reagon Qeveria

    Reporteri
    17 Maj 2020 | 16:23

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në një intervistë për gazetën online Reporteri.net, ka thënë se Kabineti i Qeverisë Kurti janë në listë të zezë sa i përket pajisjes me viza nga SHBA-ja.


    Mirëpo, ndaj kësaj deklarate të Hazirit ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu,i cili ka thënë se kjo deklaratë e kryetarit nuk qëndron duke i kujtuar të njejtit se ka ministra edhe nga LDK-ja, mirëpo nuk ka kufizime të tilla.

    “Ministrat e kabinetit dhe Kryeministri Kurti nuk janë pjesë e asnjë liste të zezë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, për më tepër Kryeministri Kurti veçse ka vizë amerikane valide”, thuhet në reagim.

    Reagimi i plotë:

    DEMANTIM I DEKLARATËS SË Z. LUTFI HAZIRIT

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherit Kryetar i Komunës së Gjilanit, z. Lufti Haziri, mbrëmë në një intervistë ka deklaruar se Kabineti i Qeverisë Kurti është në listë të zezë sa i përket pajisjes me viza nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Sipas tij, “gjithë kabineti ka qenë, është nën kufizime” dhe ministrat e kabinetit janë në “listë të zezë, që nuk marrin viza, nuk mund të marrin viza udhëtimi për në Amerikë.”

    KJO DEKLARATË E TIJ NUK QËNDRON.

    Kabineti i Qeverisë Kurti, pjesë e së cilit, i kujtojmë z. Hazirit se janë edhe ministrat nga LDK-ja, nuk ka kufizime të tilla. Ministrat e kabinetit dhe Kryeministri Kurti nuk janë pjesë e asnjë liste të zezë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, për më tepër Kryeministri Kurti veçse ka vizë amerikane valide.

    Është për t’u habitur mungesa e informacioneve me të cilat zyrtarë të lartë politik dhe institucional veprojnë, aq sa edhe nga papërgjegësia e tyre për të shpërndarë në opinion publik deklarata dezinformuese.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!