×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri thotë se Kosovës i duhet të zbatojë vendimin për Manastirin e Deçanit nëse dëshiron liberalizimin e vizave

    Reporteri
    04 Korrik 2022 | 23:47

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se Kosovës i kërkohet të respektojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese në mënryë që të fitojë liberalizimin e vizave.

    Ai thotë se kjo ka qenë një ndër arsyet pse nuk është dhënë vendimi për liberalizim në qershor.

    “Kjo është bërë e qartë edhe në letrat e dërguara nga Shtëpia e Bardhë. Që vendimet duhet të respektohen”, tha ai.

    “Duhet të respektohet sundimi i ligjit dhe duhet të ketë avancim në dialog”, shtoi ai.
    Tutje Haziri ka thënë se Kosovës i rrezikohet stagnimi nëse nuk respektohen këto vendime.

    “Mbetemi këtu ku jemi”, tha ai në T7.

    “Nuk shkon në BE duke shkarkuar borde e duke emëruar borde tjera”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!