×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri thotë se me syzet e VV-së, PDK-ja është parti me e përafërt me ta sesa LDK-ja – sheh përafrim të tyre

    Reporteri
    16 Maj 2020 | 21:14

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë në një intervistë për Reporterin se është i mundshëm një bashkëpunim mes vetëvendosjes dhe PDK-së.


    Madje thotë se VV ka më shumë afërsi me PDK-në se sa me LDK-në. Haziri ka thënë se agjenda tashmë të dy palët i kanë të përbashkëta.

    “Natyrshëm që kanë me bashkëpunu. Po shihet, agjendat i kanë të përbashkëta. Tash, nëse i bashkon një kauzë, le te themi e zgjedhjeve të parakohshme, ata janë përfaru me një kauzë, pse mos të përafrohen edhe në kauzën tjetër. Fundja unë e di saktë që nga syzet e Vetëvendosjes PDK është parti më e afërt me ta se sa LDK-ja. Nëse kanë mujtë me LDK-në mu përafru, me provu me ndërtu një qeveri, nuk besoj që kanë problem me bashkëpunu me PDK-në. Fundja, pjesën më të madhe të strukturës, lidershipit të brendshëm e kanë ish PDK-ista dhe njerëz që për një arsye apo arsye tjetër e kanë hupë besimin në zotin Thaçi apo zotin Veseli nuk ka më rendësi, por e kanë leshu atë parti për t’iu bashkëngjitë VV-së”.

    “Nga LDK-ja ka individ ose shumë pak individ që ju kanë bashku në lidership VV-së sepse edhe ata që janë të pakënaqur me ne nuk kanë fort shanse me ju afru VV-së”, ka deklaruara Haziri. /Reporteri/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!