×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri thotë se propozimi evropian është marrëveshje e përkohshme

    Reporteri
    27 Shkurt 2023 | 18:08
    Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK'së

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, referuar planit franko – gjerman, ka thënë se çdo marrëveshje që nuk e ka njohjen reciproke në qendër është marrëveshje e përkohshme.

    Haziri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurtin për qasjen e tij “jotransparente” ndaj dialogut me Serbinë.

    “Kryeministri Kurti e la debatin e hapur, nuk sqaroj as metodologjinë e as pritjet për marrëeshjen”, ka thënë Haziri në T7.

    “Tani jemi në mjegull për sa i përket pritjeve”, vazhdon tutje Haziri.

    Ndër tjerash ai ka thënë se negociatat gjithmonë janë të komplikuara dhe lidhen me terminologji e përmbajtje, për këtë nuk garantoi se marrëveshja mund të arrihet.

    Por Haziri thotë se “Serbia gjithmonë ka bërë përpjekje që t’i shmanget njohjes formale”.

    E plani franko -gjerman, sip;as Hazirit s’ka karakter obligativ.

    “Qëllimi kryesor është se palët në parim pajtohen për pranimin e dokumentit bazë dhe aneks dokument për udhërrëfyesin”, ka thënë Haziri. /Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!