×
  • Lajme
  • Lajme / LDK

    Haziri thotë se VV-ja nuk ka vullnet për marrëveshje: Po e mbajnë peng zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit

    Reporteri
    23 Prill 2025 | 22:05
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe nënkryetari i saj, Lutfi Haziri ka thënë se kjo parti nuk po e bllokon zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por ka mungesë vullneti nga Lëvizja Vetëvendosje për të bërë marrëveshje. 

    “ Replikimi i seancave pa lëvizje politike, pa iniciativë politike për të ndërtuar marrëveshje politike në këtë fazë po e degradon krejt fazën e tretë të procesit, ndoshta krejt procesin zgjedhor të 9 shkurtit. Sepse, po aq është e rëndësishme impelemntimi i zgjedhjeve sa janë fazat e tjera të zgjedhjeve. Kjo o takon në radhë të parë partisë së parë në këto zgjedhje e cika e ka një të drejtë të madhe që ia jep Kushettuta e Kosovës. E drejta për të propozuar është për të propozuar, ndërsa e drejta për me zgjedh është e deputetëve. Nuk ka asnjë lëvizje. Lëvizja më e vogël e ish-kryetarit të Kuvednit, ka shku te z.Dehari. z.Dehari është deputeti më plak, ai nuk përfaqëson partinë politike. Konsitituimi i legjislaturës së dalë nga 9 shkurti po mbahet peng. Tash po quhet ngërc politik, por nuk ka vullnet politik për të ndërtuar marrëveshje.”, tha ai.

    Ai tha se VV i takon të dalë me propozim, gjë që e ka bërë dhe vetë fakti që e ka shtyer votimin e propozimit thotë se duhet të lëvizet politikisht.

    Ai tha se VV-ja po e mbanë peng zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

    Haziri tha se edhe votimi kundër e abstenimi janë pjesë të votimit.

    “Me 48 deputetë, VV duhet me pas marrëveshje për Kuvend, Qeveri, e President. Si proces e ka nda, pjesë pjesë me implementu këtë çështje. Po imponon politikën kokëfortë për konstituimin e legjislaturës, pa e lidh për çështjen e Qeverisë”.

    Haziri, tha se Kurti po ia delegon komunikimin Deharit për konsultime me liderët e partive politike.

    Ai tha se Dehari thirri liderët e partive në konsultime për me u merr vesh.

    “Z.Kurti po vazhdon me delegu te z.Dehari konsulencën e tij politike ose të drejtën e tij me u konsultu me liderë. Sot kur janë shku përfaqësuesit e partive, cili është autoriteti që udhëheqësi i seancave të konstituimit të këtij legjislacioni mi thirrë kryetarët e partive politike, liderët me ardhë mu merr vesh”, tha Haziri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!