Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ndërsa ka folur për kandidaturat për kryeministër ka shprehur besimin e thellë se kandidatja e partisë së tij, Vjosa Osmani do të fitojë besimin më të madh tek qytetarët.
Ndërsa i pyetur për kandidaturën e kreut të VV-së, Albin Kurtit, i dyti i LDK-së, ka deklaruar se ky i fundit nuk do ta fitojë besueshmërinë qytetare për kryeministër.
“Albin Kurti me çdo kusht synon postin e kryeministrit. Nuk ka arritur me menaxhuar suksesin tre mujor të 2017 dhe për ambicien e tij ka përjashtuar 12 deputetë të partisë së vet”, ka deklaruar Haziri në T7, shkruan Reporteri.net.
Kurse Haziri ka thënë se as tre kandidatët e tjerë, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj nuk kanë gjasa të bën kryeministër. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.