×
  • Lajme
  • Lajme / Nënkryetari i LDK-së

    Haziri u drejtohet në spanjisht Besnik Bislimit e Gani Jakupit: S’keni bërë asgjë për njohjen e pasaportës, “nada”

    Reporteri
    07 Janar 2024 | 20:32

    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe këshilltari i MPJD-së Gani Jakupi, nuk kanë bërë asgjë për punën e njohjes së pasaportave të Kosovës nga Spanja.

    Haziri ka thënë se për këtë ka pasë ndikim shefi i diplomacisë së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij i plotë:

    Spanja befasoi qeverinë, z. Besnik Bislimi dhe Gani Jakupin me super pagë për asgjë, me pranimin e njëanshëm të pasaportës së Kosovës, duke na njoftuar përmes DG Home/BE dhe jo nëpërmjet Ministrisë së Jashtme të Spanjës.

    Kurrë asgjë nuk keni bërë për këtë punë ju. Nada! Veç thuani faleminderit z. Borell!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!