×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri vlerëson se duhet hapur gastronomia dhe qendrat tregtare

    Reporteri
    18 Maj 2020 | 12:48

    Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me fillimin e aplikimit të masave të fazës së dytë lehtësuese, ka folur për media.


    Ai tha se po e përcjellin situatën, ndërsa vlerëson se qeveria duhet të vlerësojë hapjen e gastronimisë dhe qendrave tregtare.

    “Është ba e lodhshme dhe vetëizolimit e apelet, por që është e vetmja mënyrë. Të drejtat tona në kuptimin e vendimmarrjes kufizohen, për shkak të pandemisë dhe rolit si komunë, pasi që liria dhe ekonomia përgjegjësi e qeverisë.

    Haziri thotë se po përcjellin gastronominë, megjithatë, sipas tij, nuk është bërë ndonjë hapje e madhe për këtë sektor në fazën e dytë.

    “Sot ka nis mu zbatu faza e dytë, po e përcjellin në veçanti gastronominë edhe pse s’është bërë ndonjë lehtësim për ta, pasi që ata kanë shërbyer përmes porosive dhe më herët. E vetmja gjë që vërehet në Gjilan sot është lëvizja 2 orëshe e qytetarëve.

    Gastronomia dhe qendrat tregtare duhet të vlerësohen për hapje, sepse e kemi dëshmu që jemi të gatshëm ta përballojmë një fluks të madh të daljes”, tha Haziri.

    Ai tha gjithashtu se ka ardhur koha e vlerësimit edhe për hapjen e kufijve.

    “S’mund të jetojmë në pritje se kush, cila familje, cili individ a nga erdhi infeksioni. Kjo sëmundje është e pabesë, ende duhet kujdes. Duhet t’i përmbahemi masave mbrojtëse, mos shko mysafir e as mos prano mysafirë deri sa të mbyllet pandemia”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!