Në mesnatën e 22 nëntorit është hedhur një granat dore në një parking në Gjilan. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar katër automjete me targa vendore
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka njoftuar se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se po merren me rastin.
Deri tani nuk raportohet për ndonjë person të arrestuar.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në parkingun e veturave është gjuajtur një mjet shpërthyes nga persona të panjohur, si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar katër automjete me targa vendore. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për të lënduar apo ndonjë person të arrestuar, nuk dihet motivi i këtij rasti. Policia po e trajton rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, thuhet në raport.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.