×
  • Lajme
  • Lajme / Deklarata e Ministrit

    Hedhja e dy granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci: Akt terrorist i izoluar

    Reporteri
    27 Nëntor 2024 | 12:30

    Dy granta dore janë hedhur të martën mbrëma në oborrin e Stacionit Policor në Zveçan.

    Lidhur me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se është një akt terrorist i izoluar.

    Ministri bëri të ditur se FSK është e gatshme për tu ballafaquar me çdo kërcënim dhe rrezik që i paraqitet vendit tonë.

    “Rasti i djeshëm më shumë është çështje e MPB, pra Policisë së Kosovës, duke qenë që është një akt terrorist i izoluar por i ndërlidhur me aktet e vazhdueshme që grupet e ndryshme paramilitare kanë ndërmarrë kundër vendit tonë duke përfshirë edhe synimin për të aneksuar pjesë të territorit tonë në 24 shtatorin e vitit të kaluar”, ka thënë Maqedonci.

    Në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës. Policia bën të ditur se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar dhe se rasti po hetohet.

    “Zveçan 26.11.2024, 23:55. Është raportuar se nga persona të panjohur janë hedhur dy granata dore në oborrin e stacionit policor, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!