×
  • Lajme
  • Lajme

    Hedhja e qumështit nëpër lumenj nxit protesta në Fushë Kosovë

    Reporteri
    12 Shtator 2020 | 21:09

    Banorët e fshatit Miradi e Poshtme nga Komuna e Fushë-Kosovës janë shprehur të shqetësuar me derdhjen e mbetjeve të qumështit në rrjedhën e lumit në fshat.


    Sipas tyre, jetesa në këtë fshat është bërë e papërballueshme si pasojë e kundërmimit që vjen nga mbetjet e lëshuara në lumë.

    Ata ankohen se Komuna dhe institucionet e tjera nuk po bëjnë mjaftueshëm për t’i ndihmuar banorët me këtë telash, raporton KOHA.

    Sipas tyre, ky fenomen ka shkaktuar edhe ngordhjen e gjallesave që dikur ishin pjesë e lumit Graqanka të kësaj komune.

    Banorët kanë paralajmëruar protestë për të dielën kundër qumështorëve në këtë komunë.

    Aktivistja për ruajtjen e mjedisit, Flutra Zymi, thotë se pavarësisht së drejtës që kompanitë e qumështit e kanë për të protestuar, kjo mënyrë nuk duhet të lejohet.

    Megjithatë, pavarësisht ankesave të banorëve, nga Komuna e Fushë- Kosovës e mohojnë se lumi po dëmtohet nga qumështoret e kësaj rrethine.

    Televizioni ka provuar të marrë qëndrimin e dy qumështorëve që veprojnë në këtë komunë, si dhe nga shoqata e qumështoreve të Kosovës, mirëpo nuk ka marrë përgjigje.

    Ndërkohë pas paralajmërimit për protesta, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka njoftuar se është ndaluar importimi i produkteve me vaj palme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!