Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt tha se ndikimi i pandemisë COVID-19 po vërehet kudo, por që nuk duhet të ndikojë në linjat e komunitetit.
Ai vlerësoi me shumë respekt ministrat e qeverisë Arben Vitia dhe Dalibor Jevtiq, për bashkëpunimin në interes të të gjithëve.
“Bëhet fjalë për jetën dhe sigurinë e njeriut për të gjithë që jetojnë këtu, prandaj ju lutem vazhdoni”, tha Heldt, duke shtuar se në këtë jemi të gjithë së bashku, transmeton Indeksonline.
Madje Heldt reagoi tutje duke thënë se dikujt duket se nuk po i pëlqen ky bashkëpunim.
“Ashtu si gazetaria tendencioze që shkon përtej etikës profesionale nuk i ndihmon njerëzit në teren. Dhe bëhet fjalë për jetën e njerëzve, përtej kufijve në komunitet. Siguria për njërin është siguri për tjetrin. Prandaj ju lutemi me përgjegjësi”, shtoi ai.
Komunikimin e përbashkët të ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia dhe atij të komuniteteve, Dalibor Jevtiq e vlerësoi lartë edhe ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Phlip Kosnett.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.