Komuna e Deçanit, po kërkon nga IKSHPK-ja, analiza më të thella të ujit të pijes për 12 fshatra, nga të cilët u helmuan mbi 2 mijë banorë të kësaj zone.
Kështu është bërë e ditur në takimin e Shtabit Emergjent nga kryetari Bashkim Ramosaj, ku janë diskutuar rreth tri pika, njofton Klankosova.tv.
”Më kërkesën e kryetarit të Komunës z.Bashkim Ramosaj, është mbajte takimi i Shtabit Emergjent ku janë diskutu tri pika më rendësi .
Në ketë takim kryetari Ramosaj, bëri të ditur së i është ber kërkesë IKSHP-ja për analizat më të thella të ujit të pijes në Komuna e Deçanit konkretisht për 12 fshatrat të cilat ishin të përfshira në rastin e fundit ku mbi 2000 mijë qytetar janë helmuar .
Temat më rendësi të cilat kanë diskutuar në ketë takim janë:
Gjatë këtij takimi pos këtyre temave më rendësi një vend të veçante për të gjithë kanë ata të cilët kanë dhen kontributi në donacion më uji të pijes , medikamente dhe vullnetarët .
Jemi në pritje të rekomandimeve nga IKSHP-ja që kjo kampan të nis sa më par të jetë e mundur që qytetarët të kthejnë besimin për përdorim të ujit të pijes pa frikë”.