×
  • Lajme
  • Lajme

    Helmimi i qindra qytetarëve në Deçan, ndërpritet funizimi me ujë në disa fshatra

    Reporteri
    11 Korrik 2021 | 17:00

    Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka folur për rastin e dyshimit të helmimit nga uji i pijes, gjersa shtoi se ende nuk dihen arsyet e këtij rasti.


    Ai në një postim në Facebook tha se Shtabi Emergjent ka mbajtur takim dhe është vendosur që në fshatrat Prejlep, Rastavicë, Irzniq, Gllogjan, Shaptej, Gramaqel, Baballoq, Ratishë dhe Jasiq i Ri, të nderprehet rrjeti i ujësjellsit deri nesër ku edhe dalin analizat nga instituti.

    Po ashtu, ai theksoi se stafi i QKMF-së ka shtuar kapacitetet dhe po punon pa ndal në ndihmë të qytetarëve.

    Kurse, barnatoret edhe pse ditë e diel të gjitha janë të hapura.

    “Ju dëshiroj shërim të shpejt të gjthë qytetarëve që kanë simptoma të helmimit, ju lus ta merni me qetësi pasiqë gjendja është nën kontroll dhe stabile”, shkroi Ramosaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!