Një helmim në masë, dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Trudë të Komunës së Prishtinës.
Rreth 20 banorët të këtij fshati kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare të fshatit Besi.
Këtë e kanë konfirmuar për Gazetën Online “Reporteri.net”, nga QKMF e fshatit Besi, duke thënë se disa persona që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi kanë kërkuar ndihmën e parë mjekësore.
Nga QKMF e Besisë më tej kanë thënë se disa pacientë që kanë qenë më rëndë janë referuar në klinikat e tjera dhe në Klinikën Infektive.
Në vend të ngjarjes ka qenë edhe një ekip i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës në krye me drejtorin Naser Ramadani, që i kanë vizituar pacientët në Qendren e Mjekësisë Familjare në fshatin Besi, duke iu bërë edhe kontrolla anti-COVID.
Reporteri.net ka tentuar të marrë një përgjigje edhe nga IKSHPK-ja, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk janë përgjigjur thirrjeve telefonike. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.