×
  • Lajme
  • Lajme

    Heqja e homologimit për veturat e reja, reagon VV: Së shpejti do të hiqet edhe për veturat e vjetra

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 20:04

    Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati e ka mirëpritur lajmin për heqjen e homologimit për veturat e reja të importuara nga vendet e Bashkimit Evropian.


    Ai ka paralajmëruar se së shpejti do të hiqet edhe obligimi për veturat e përdorura, kërkesë kjo e 10 mijë qytetarëve e shprehur me peticion si dhe e Bashkimit Evropian.

    “Dhe ja, gjerat fillojne te vijne ne vend ende pa e marre mandatin Qeveria e re. Efektet po verehen qe tani.Se shpejti do te hiqet obligimi edhe per veturat e perdorura, gje qe e kane kerkuar mbi 10 mije qytetare me peticion, e madje edhe vete BE-ja”, ka shkruar Hekuran Murati në Facebook. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!