×
  • Lajme
  • Lajme

    “Hera e parë e mramtë”, Armend Zemaj e Arianit Koci përplasen para Kuvendit

    Reporteri
    09 Qershor 2025 | 11:00

    Avokati Arianit Koci dhe deputeti I LDK-së Armend Zemaj janë përplasur sot para fillimt të vazhdimit të 29 të seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

    Teksa Zemaj po deklarohej për mediat, aty ka arritur avokati Koci.

    “Të lutem gjeni zgjidhje.”, i tha Koci.

    “Mos me pengo i ke puntë e tua.  A po të pengoj unë në puntë e tua?”, I tha Zemaj.

    Zemaj i tha Kocit se ai nuk i tregon a flet apo jo.

    “Hera e parë e mramtë që ti më pengon.”, tha Zemaj.

    “Ty e të gjithëve.”, -tha Koci.

    Koci ka tentuar ta vë një shirit për ta mbyllur derën e Kuvendit por nuk është lejuar nga Policia.

    Kujtojmë që avokati Koci po proteston para Kuvendit në mënyrë që të gjendet një zgjidhje për bllokadën e krijuar.

    Kuvendi i Kosovës sot ështp mbledhur për të 29-ën herë sot në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!