Solidarizimi i kosovarëve me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri po vazhdon edhe sot nëpër të gjitha qendrat në Kosovë.
Të rinj, fëmijë e pleq po dalin të japin krejt çka munden për t’u dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti në Shqipëri, shkruan lajmi.net.
Në sheshin e Prishtinës, një fëmijë ka dhuruar edhe lodrat e tij për bashkëmoshatarët e tij në Shqipëri.
Aktualisht, të gjitha ndihmat e mbledhura në këtë pikë janë duke u ngarkuar nëpër kamionë për t’u nisur drejt Shqipërisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.