×
  • Lajme
  • Lajme

    Heshtje e plotë në Vetëvendosje për kandidaturat për kryetarë të komunave, ende asnjë kandidat i zyrtarizuar

    Reporteri
    11 Korrik 2021 | 11:04

    Nga dje e deri me 18 gusht, votuesit nga diaspora kanë mundësi të regjistrohen për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.


    Ndërsa të gjitha partitë, si PDK, LDK, AAK kanë zyrtarizuar shumicën e kandidatëve të tyre për kryetarë të komunave, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të hesht në këtë drejtim.

    Partia e kryeministrit Albin Kurti ende nuk ka bërë asnjë njoftim se kur mund të shpallë kandidaturat e saj për kryetarë të komunave.

    Gazeta Online “Reporteri.net”, ka tentuar sot të marrë një përgjigje nga kjo parti lidhur me kandidaturat, por nuk janë përgjigjur thirrjeve telefonike të gazetës.

    Reporteri.net ka tentuar të marrë përgjigje konkretisht nga zyrtari për media, Arlind Manxhuka, nënkryetarja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe kryetari aktual i Prizrenit, Mytaher Haskuka, por asnjëri prej tyre nuk është përgjigjur në thirrjet telefonike.

    Mediet kanë raportuar në vazhdimësi se një garë e ashpër po zhvillohet brenda VV-së, sidomos në komunën e Prizrenit dhe atë të Mitrovicës.

    Agim Bahtiri e Shpejtim Bulliqi hapur kanë shpallur kandidaturat edhe për një mandat për kryetar të komunave që udhëheqin, Mitrovicën, respektivisht Podujevën.

    Ndërsa garë tejet e nxehtë është edhe në Prizren, ku Mytaher Haskukës hapur si kundërkandidate i ka dalë kohë më parë Drita Millaku.

    Duke parë se vetshpalljet për kryetar të komunave mund t’i shkaktojnë përplasje brenda partisë, kreu i VV-së, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të VV-së të mbajtur më 28 qershor i kushtoi një kohë të veçantë kandidaturave.

    Kurti, kërkoi që të ndalen menjëherë vetëshpalljet apo vetëkandidimet, si dhe pretendimet që dikush ka mbështetje nga niveli i tretë apo nga kryesia e Lëvizjes.

    Ndryshe, sipas afateve të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, subjektet politike mund të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje nga data 17 qershor deri më 16 gusht.

    Më poshtë gjeni kandidatë e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së të zyrtarizuar deri tani për kryetar të komunave:

    Kandidatët e PDK-së:

    Shaqir Totaj – Prizren

    Agim Aliu – Ferizaj

    Uran Ismaili – Prishtinë

    Ramiz Lladrovci – Drenas

    Sami Lushtaku – Skenderaj

    Naim Ismajli – Shtime

    Besim Ilazi – Kaçanik

    Shaban Shabani – Dragash

    Rrahim Ternava – Fushë Kosovë

    Murtez Zekolli – Suharekë

    Bedri Hamza – Mitrovicë (kandidat i mundshëm)

    Kandidatët e LDK-së:

    Përparim Rama – Prishtinë

    Gazmend Muhaxherri – Pejë

    Anton Quni – Prizren

    Deçan – Hyrie Dobrunaj

    Pudujevë – Ekrem Hyseni

    Suharekë – Ardian Shala

    Lipjan – Imri Ahmeti

    Fushë Kosovë – Burim Berisha

    Viti – Sokol Haliti

    Vushtrri – Xhafer Tahiri

    Mehmet Krasniqi – Obiliq

    Burim Krasniqi – Rahovec

    Kandidatët e AAK-së:

    Agron Kuçi – Junik

    Ardian Gjini – Gjakovë

    Ali Krasniqi – Obiliq

    Bali Muharremaj – Suharekë

    Bashkim Ramosaj- Deçan

    Bekë Berisha – Istog

    Besnik Tahiri – Podujevë

    Daut Haradinaj – Prishtinë

    Faton Jakupi – Kamenicë

    Mensut Ademi – Vushtrri

    Rrustem Berisha – Pejë

    Smajl Latifi – Rahovec

    Zenun Elezaj – Klinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!