×
  • Lajme
  • Lajme / Veri

    Hidhen dy granata dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan, nuk ka të lënduar

    Reporteri
    27 Nëntor 2024 | 10:15

    Dy granata dore janë hedhur mbrëmë në oborrin e stacionit policor në Zveçan, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Rasti është bërë i ditur në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës. Policia bën të ditur se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

    Rasti është duke u hetuar.

    “Zveçan 26.11.2024, 23:55. Është raportuar se nga persona të panjohur janë hedhur dy granata dore në oborrin e stacionit policor, ku përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!