Një mjet shpërthyes është hedhur të dielën në mbrëmje në oborrin e stacionit të Policisë në veri të Mitrovicës
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Veton Elshani zëvendësdrejtor i Policisë në veri të Kosovës ka thënë për Reporteri.net se mjeti i hedhur dyshohet të jetë një mjet piroteknik.
Ai ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar.
Në katër komunat veriore të Kosovës të banuara me serbë, rastet e sulmeve ndaj institucioneve të Kosovës nuk janë të rralla.
Sulme dhe hedhje e mjeteve shpërthyese ka pasur sidomos gjatë muajve maj e qershor të vitit të kaluar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.